Zaho në klasën e parë, ja mesazhi nga Rama për të birin dhe të gjithë...

Ditën e sotme ka nisur viti i ri arsimor për të gjithë nxënësit. Edhe djali i kryeministrit, Edi Rama, Zaho shkon për herë të parë në shkollë.

Kryeministri ka zgjedhur të shpërndajë mesazhin informues duke i uruar të gjithë për vitin e ri shkollor e sigurisht edhe Zahon e vogël.

Pushimet mbaruan... Sot nis shkolla, qoftë një vit i mbarë e me shëndet për të gjithë dhe patjetër me rezultate të mira”, shkruan Rama. Zaho është rritur dhe për herë të parë shkon në shkollë në një vit të vështirë dhe të pazakontë per të gjithë shqiptarët.