Amerika uron Mimi Kodhelin, socialistja bëhet shqiptarja e parë që...

Amerika ka uruar socialisten, Mimi Kodheli për zgjedhjen si Zëvendës Presidente në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. 

Mimi bëhet në këtë mënyrë shqiptarja e parë që merr detyrën në këtë post të rëndësishëm. 

"Urime Mimi Kodheli për emërimin si Zëvendës Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, shqiptarja e parë që mban këtë post të rëndësishëm. Ne shpresojmë ta shohim atë duke forcuar NATO-n!", thuhet në njoftimin e Amerikës.